KreuCelebrity

Kevin i “Home Alone” bëhet për herë të parë baba

Një lajm i bukur vjen nga ylli 40-vjeçar i “Home Alone”. Macaulay Culkin dhe partnerja e tij Brenda Song kanë dhënë lajmin që janë bërë prindër të një djali. Ata shprehen se janë shumë të lumtur për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë, i cili gëzon shëndet të plotë.

Aktori i dashur, Kevin siç të gjithë e njohim, i ka vendosur djalit emrin Dakota, në kujtim të motrës së tij të ndjerë, e cila ka humbur jetën në 2018.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF