Dobësimin e saj e kemi parë të nisë gradualisht me kohë, por në fotot e fundit të postuara në Instagram, Dua Lipa duket më e hollë dhe më joshëse se kurrë! Nga stili sport, këtë radha ajo ka kaluar tek pamja “Femme fatale”; Dua ka pozuar me një këmishë të gjatë të zezë mëndashi e me pupla, që mban logon e famshme Versace. Kaq seksi nuk e kishim parë!
E ndërsa pas disa eksperimentimeve i është kthyer flokëve të gjatë të zinj që i shkojnë aq shumë, këngëtarja nuk kishte vënë pothuajse fare make up, e sërish dukej shumë mirë!



















