Producenti i njohur britanik Simon Cowel ka pësuar së fundmi disa ndryshime të çuditshme në portret për shkak të injeksioneve të shumta me botox. 61 vjeçari ka humbur volumin e konturit të fytyrës dhe shprehia e portretit të tij ka mbetur ‘e mërzitur’.
Doktoresha e kirurgjisë plastike Sarah Tinks ka shpjeguar se tentativa për të qetësuar rrudhat poshtë syve ka bërë që Simon të marrë atë pamje të dëshpëruar.
“Me botox mund të mbushen faqet, mund të ngrini nofullën, mund të mbushni qafën, por nëse lëkura poshtë syve ka rrudha kjo do të bëjë që portreti i fytyrës tuaj të duket ndoshta edhe më i vjetër nga sa është në të vërtetë”; ka shpjeguar Tinks
Sipas saj e njëjta gjë ka ndodhur edhe mbushësit në fytyrën e Madonnës.



















