Këngëtarja Dafina Zeqiri feston sot ditëlindjnen e 32-të, ndërsa mesnata sapo minutat kanë prekur datën 14, për artisten e njohur ishte rezervuar një surprizë në oborrin e shtëpisë së saj.
Në një organizim të shpejtë, të minutave të fundit, ka qenë i dashuri i saj, DJ Geek, ai i cili e ka befasuar me një kënd të bukur të festës në oborr me fishekzjarre, muzikë,tullumace si dhe torta e ditëlindjes me qirinjtë që u fikën nga Dafina.
Sakaq festa vetëm sa ka filluar mbrëmë, pasi e gjithë java do t’i rezervohet në Jug të Shqipërisë ku Dafina ka rezervuar në një prej resorteve të njohura për të festuar ditëlindjen mes miqsh.
Pak ditë më parë Dafina dhe partneri i saj DJ Geek lajmëruan se janë infektuar me Covid-19, dhe fatmirësisht tani ata janë në gjendje të mirë shëndetësore pasi e kanë kaluar virusin me sukses.



















