KreuCelebrity

Katër ditë pas vdekjes së të shoqit, Elisabeth II i rikthehet detyrave mbretërore

Më 9 prill Princ Philipp u nda nga jeta në moshën 99 vjeçare. Ndërsa familja mbretërore do të vijojë të jetë të zi për dy javë deri më 17 prill kur të bëhet ceremonia e varrimit, mbretëreshë Elisabeth II i është dashur t’i rikthehet detyrave mbretërore vetëm katër ditë pas vdekjes së të shoqit.

Princi Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth dhe një figurë kryesore në familjen mbretërore britanike prej gati shtatë dekadash, u nda nga jeta në moshën 99 vjeçare. Duka i Edinburgut, siç njihej zyrtarisht, i qëndroi pranë bashkëshortes gjatë gjithë mbretërimit të saj 69-vjeçar, më i gjati në historinë britanike.

Sakaq familja mbretërore janë mbledhur në Pallatin Buckingham për t’i bërë nderimet e fundit babait, bashkëshortit, gjyshit e stërgjyshit Philipp.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF