Rudina Dembacaj është një nga përdorueset e rregullta të Instagramit dhe shpesh bashkëbisedon me ndjekësit e saj, duke ju kthyer përgjigje pyetjeve që ata kanë për të.
Mbrëmjen e djeshme një nga ndjekësit e pyet Rudinën se me çfarë po merret artistikisht, ndërkohë që edhe e komplimenton për projektet që ajo realizon. Rudina i përgjigjet fanses, por në të njëjtën kohë na njoftoi të gjithëve se në ekran do ta shohim në muajin shtator.
“Teatri është i mbyllur, në TV do të kthehem në shtator. Tashmë artistikisht thjesht jetoj”, shkruan ajo.
Teksa u përgjigjet pyetjeve të shumta, ajo zbulon edhe arsyen se pse Marku partneri i saj është aq i mirë. “Sepse ka një super grua” shkruan moderatorja.



















