KreuCelebrity

Si ia bëjnë xhanëm? Gruaja dhe ish-gruaja e Orlando Bloom, vetëm fjalë të bukura për njëra tjetrën në videon live!!

Si ia bëjnë xhanëm? Gruaja dhe ish-gruaja e Orlando Bloom,

Të dyja kanë një të përbashkët: kanë dashuruar të njëjtin mashkull! Por ndërsa Miranda Kerr është ish bashkëshortja e Orlando Bloom, dhe Katy Perry partnerja aktuale, mes tyre jo vetëm që nuk ka urrejtje, por përkundrazi shkojnë shumë mirë me njëra tjetrën! Këtë e dëshmoi qartë edhe videoja e fundit, në të cilën shihen duke komunikuar gjithë dashuri. Orlando ka një vajzë me Katy-n, dhe një djalë me Mirandën. Të dyja ato u shfaqën në videon live ne internet, ku në pjesën më të madhe, komunikimi  u fokusua tek bukuria dhe lëkura e shëndetshme, megjithatë u ndalën pak edhe tek fëmijët.  “Fëmijët janë dashuria ime kryesore, është gjëja më e mirë në botë të jesh mama”-tha Miranda, e cila ka dy djem me bashkëshortin aktual, Evan Spiegel. Katy tha se është shumë e dhënë pas vajzës, dhe se të jesh mama është “puna më e mirë”!

 

 

A post shared by Miranda (@mirandakerr)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF