KreuCelebrity

Pushimet, këtë verë të gjithë në Greqi ( por ja cfarë duhet të kenë me vete)!

Muajin e kaluar, vendi hoqi karantinën 1-javore për udhëtarët izraelitë të cilët kanë marrë dozat, apo kanë rezultuar negativë në test. Pritet që rregulli të zbatohet edhe për udhëtarët nga vendet e BE-së, që duhet ose të jenë të vaksinuar, ose të paraqesin një test Covid-i ku rezultojnë negative, thotë panorama.al. Greqia, që turizmin e ka një ndër sektorët kyc të ekonomisë, e konsideron jetike hapjen e tij. “Ne gradualisht do të heqim kufizimet në fillim të javës tjetër përpara hapjes në 14 maj”, tha një zyrtar vendas i ministrisë së Turizmit për agjensinë e lajmeve Reuters.

Ai shpjegoi se qytetarët nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Britania, Serbia, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të lejohen të udhëtojnë në Greqi përmes aeroporteve të Athinës, Selanikut, Iraklios, Hanias, Rodos-it, Kos-it, Mykonos-it, Santorinit dhe Korfuzit, dhe dy vendkalimeve kufitare. Por cfare duhet të kenë me vete ata që duan të udhëtojnë drejt Greqisë? “Pasagjerët nuk do të jenë në karantinë, do të lejohen për sa kohë që ata vërtetojnë se kanë marrë dy doza të një vaksine Covid-19 ose tregojnë një test negativ PCR të kryer 72 orë para mbërritje”, u shpreh ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF