KreuCelebrity

Jeta e panjohur e Maria Callas, mes drogës dhe abuzimit!

Letra të pabotuara dhe të panjohura më parë kanë dalë në dritë duke treguar një tjetër jetë nga ajo që njohim, e sopranos më të njohur lirike Maria Callas. Letrat nxjerrin në dritë anën më të te errët të jetës të divës, që nga lidhja e saj me Aristotel Onasis, cili ishte shumë i dhunëshëm, marrëdhënien e saj me bashkëshortin Giovanni Battista Meneghin, i cili e vidhte dhe historinë e tmerrshme me mamanë e saj e cila e shantazhonte vazhdimisht. Të gjitha këto janë përmbledhur në librin e fundit të shkrimtares 32 vjeçare Lyndsy Spence në romanin e saj biografik mbi Maria Callasin me titullin “Cast a Diva: Jeta e fshehtë e Maria Callas-it.”

“Ka informacione të tmerrshme nga një ditar i njerës prej mikeshave më të afërta të Marias, e cila tregon se në 1966, Callas ka rrezikuar të vdiste si pasojë e një overdoze. Onasis e kishte droguar për motive seksuale, ndoshta për t’a përdhunuar,” shkruhet në librin biografik i cili pritet të dalë në të gjitha libraritë në fillim të qershorit.  Në një letër drejtuar sekretares së saj, Callas-i shkruan se “Nuk dua që (Onasi) të më telefonojë dhe rifillojë të më torturojë.”

Martesa e saj me Meneghinin, 28 vjet më i madh, zgjati për 10 vjet dhe ishte një dështim i jashtëzakonshëm. “Im shoq vazhdon të më torturojë edhe pse më ka vjedhur më shumë se gjysmën e pasurisë, duke e kaluar në emër të tij, që kur jemi martuar. U tregova shumë budallaqe që i besova” – shkruan diva, duke e përshkruar të shoqin si “një morr që hiqet si milioner, ndërkohë që nuk ka asnjë gjysëm leku.” Në libër është botuar dhe një letër ku sopranoja flet për një nga njerëzit më influentë të botës së artit, Peter Mennin, presidentin e shkollës më të famshme të muzikës Julliard School of Music of New York, duke u shprehur se ai ishte i dashuruar pas saj, dhe meqë ajo e refuzoi lidhjen me të, ishte hedhur kundra saj. Por pjesa më e dhimbshme vjen nga fëmijëria e saj. Në kujtimet e saj Maria ka shkruajtur për luftën, varfërinë dhe marrëdhënien e saj me nënën, e cila e kishte detyruar që gati -gati të prostituonte tek ushtarët gjermanë. Pasi u bë e famshme ajo i kishte kërkuar vazhdimisht para në mënyra nga më të ndryshmet dhe të pacipat. Madje kishte shkruajtur një letër e cila më pas u bë publike ku shkruante se fëmijët në momentet që bëhen të pasur fillimisht ndërtojnë një shtëpi për prindërit e tyre për t’i përkëdhelur në luks, duke ngritur një pikëpyetje ndaj veprimeve dhe jetës të së bijës.  Madje çmenduria shkoi deri aty sa i ati u hoq sikur ishte në prag të vdekjes vetëm e vetëm të përfitonte nga paratë e saj. Jeta e Maria Callasit ishte e shkrurtër, ajo jetoi vetëm 53 vjet. Një jetë e jetuar midis drogës, abuzimeve me alkolin dhe substancave të ndryshme, madje thuhet se shkak i humbjes së zërit ishte pikërisht ky stili i detyruar i jetës.“Jeta e Marias ishte e mbushur plot me tragjedi dhe unë desha t’i bëja homazh”. – shkruan ndër të tjera shkrimtarja e re.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF