Të ftuara tek “Rudina” në Tv Klan, këngëtarja Maya Aliçkaj, sipërmarrësja Marcela Lati, gazetarja Elona Duro dhe moderatorja Eneida Xhelili, folën për marrjen e vendimeve të rëndësishme në jetë, ku përfshihej dhe martesa. Elona rrëfeu se gjërat i kanë ardhur në mënyrë shumë spontane, përfshirë këtu lidhjen me partnerin, që u kurorëzua në martesë. Ajo befasoi madje me pohimin se propozimin e martesës ia kishte bërë vetë.
“Në jetën time kam ecur pa plane, pra të vijë si të vijë dhe ashtu erdhi. Unë ditën që kam njohur Lorencin, atë ditë kam filluar bashkëjetesën dhe shumë pak kohë erdhi dhe martesa. Në një shezlon, në jug të Shqipërisë, i thashë a do bëjmë një dasmë këtë verë? Isha unë ajo që e bëra këtë pyetje, ndërkohë që isha e rrethuar nga shoqe që prisnin propozimin në gjunjë me të gjitha romanticizmat e mundshëm”, tha Elona.



















