Më 9 prill u nda nga jeta në moshën 99 vjeçare princ Philipp, i cili mbylli sytë paqësisht përgjithmonë në pallatin mbretëror. Familja do të mbajë zi për dy javët e ardhshme teksa pritet të zhvillohet ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit që do të mbahet këtë të shtunë më 17 prill.
Për të kujtuar gjyshin e stërgjyshin Philipp këtë të mërkurë, llogaria zyrtare e Familjes Mbretërore postoi një imazh të papublikuar më parë të Philip-it dhe gruas së tij, Mbretëreshës Elizabeta II, duke pozuar me shtatë stërnipërit e tyre së bashku në Balmoral Castle në Skoci në vitin 2018.
Fotografia e kendshme është shkrepur nga Kate Middleton, e cila njihet për pasionin që ka për fotografitë.



















