Dy vite më parë ai ishte beqari më i famshëm i USA teksa mori pjesë në reality-show-n e njohur “The Bachelor”. Colton Uonderwood i cili ishte protagonist në spektaklin për të gjetur dashurinë e jetës, doli nga show çift me bukuroshen Cassie Randolph marrëdhënie që zgjati një vit.
Së fundmi Colton ka zbuluar një sekret që ka shokuar jo pak fansat dhe miklueset e tij, pasi 29 vjeçari ka pranuar që është homoseskual.
Underwood e zbuloi orientimin e tij seksual gjatë një interviste me “Good Morning America”, raporton “USA Today”.
“I jam larguar vetes për një kohë të gjatë, e kam urryer veten për një kohë të gjatë. Hapi tjetër në të gjithë këtë gjë është t’i lëmë njerëzit ta dinë. Jam akoma nervoz …. Por po përjetoj emocione në një mënyrë kaq pozitive, saqë ndihem i lumtur. Jam më i lumtur dhe më i shëndetshëm sesa kam qenë ndonjëherë në jetë dhe kjo është e gjithë bota për mua.”; është shprehur ylli i “The Bachelor”
Mandej ai i ka kërkuar ndjesë ish-partneres së tij Cassie me të cilën doli fitues nga “The Bachelor”.
“Do të doja t’i kërkoja ndjesë për mënyrën se si morën fund gjërat Isha shumë konfuz dhe bëra zgjedhje të këqija. Kjo më bëri edhe më shumë konfuz.… Do të doja të isha më i guximshëm për të ekuilibruar veten para se të lëndoja dikë tjetër”,- shton Underwood.



















