KreuCelebrity

Anxhela Peristeri tregon se kur ka dhënë puthjen e parë, zbulon edhe detaje..

Si përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion këtë vit, gjithë vëmendja është kthyer tek ajo, ndaj së fundmi ka qenë shumë aktive në daljet e saj në media të ndryshme.

Anxhela Peristeri pothuaj gjithmonë është treguar shumë e rezervuar për jetën e saj personale, por në një intervistë për Top Albania Radio ajo ka zbuluar disa gjëra nga e kaluara e saj.

E pyetur nga Salsano Rapi për puthjen e parë, këngëtarja tregoi se e ka dhënë në vitin e parë gjimnaz por nuk i ka pëlqyer fare, ndaj për dy vite me radhë nuk ka puthur më. “Puthjen e parë e kam dhënë në vitin e parë në gjimnaz. Madje atë natë para se të ndodhte kam bërë prova me buzët e filxhanit. Por pas asaj puthje nuk kam puthur më nja dy vjet sepse nuk më pëlqeu fare…”, rrëfeu këngëtarja.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF