KreuCelebrity

Mbretëresha bën lëvizjen e paprecendent në mbrojtje të Harry-t!

Të shtunën, në 17 prill zhvillohet varrimi i princit Philip, dhe mbretëresha Elisabetë ka dhënë një urdhr që synon mbrojtjen e nipit të saj, princit Harry. Në momentin që ai vendosi të braktiste familjen mbretërore e të shkonte në SHBA me të shoqen, Meghan Markle, i humbi të gjithë titujt ushtarakë. Për rrjedhojë, në funeralin e gjyshit, do të ishte i vetmi pa uniform. Për ta shpëtuar Harry-n nga kjo situatë ofenduese, monarkja ka dhënë urdhër që të gjithë të mbajnë veshje zije atë ditë, në vend të uniformave.

Ky është një vendim i paprecedent në mesin e familjes mbretërore britanike. Duka i Sussex e humbi rolin e kapitenit në Marinën Mbretërore, të cilin e kishte marrë nga gjyshi i vet, dhe nuk ka asnjë titull honorifik ushtarak.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF