KreuCelebrity

Fifi sqaron marrëdhënien që ka me Luana Vjollcën

Të shumta janë rastet kur prishjet e miqësisë apo ndarjet e çifteve janë zbuluar nëpërmjet rrjeteve sociale.

Para pak ditësh u aludua se miqësia mes Fifit dhe Luanës kishte marrë fund, pasi këngëtarja kishte ditëlindjen dhe mes urimeve të shumta që mori nga miq dhe të afërm, mungonte urimi i Luanës.

Këtyre aludimeve Fifi ju dha fund, teksa bashkëbisedonte me ndjekësit e saj në Instagram. Ajo ka sqaruar se urimin e ka marrë në privat nga moderatorja dhe theksoi se Luana është e rëndësishme për të.                                            “E kam marr urimin në privat. Ajo është e rëndësishme. Jo çdo dashuri duhet të publikohet”, shkroi këngëtarja.

Kujtojmë e Fifi prej disa sezonesh radhë është pjesë e emisionit “Shiko kush luan”, dhe gjithmonë ka rënë në sy marrëdhënia e ngushtë që ka me Luanën.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF