KreuCelebrity

Zyrtarsisht të ndarë; por cila ishte arsyeja që krisi marrëdhënien e Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez!

Ditën e djeshme nëpërmjet një deklarate për ‘Today’ Jennifer Lopez dhe Alex Rodrguez pranuan se fejesa e tyre ka marrë fund dhe se ata tashmë e shohin njëri tjetrin më shumë si miq.

Ndërsa fansat janë të shokuar nga ky lajm, të gjithë duan të dinë arsyen e ndarjes së çiftit të njohur. Sipas E!Neës mendohet se shkaku i prishjes së lidhjes ka qenë dyshimet për tradhëti nga ana e Alex, duke bërë që Jlo të humbë besimin tek ish-i fejuari i saj.

Burime pranë divës latine kanë bërë me dije se ajo e ka shumë të rëndësishëm besimin në një marrëdhënie në çift ndaj e pa të arsyeshme që të marrë rrugë të ndryshme nga Alex. Raportohet gjithashtu se kohët e fundit këngëtarja nuk ka qenë e lumtur dhe pasi ka marrë këtë vendim, Jennifer është shprehur se “ndihet në paqe”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF