Para dy ditësh Elvana Gjata njoftoi për publikimin e albumit të saj më të ri. Lajm ky që na lumturoi të gjithëve dhe mezi po prisnim t’i dëgjonim këngët e bukura që vetëm Elvana di të dhurojë. Albumi mban titullin “Çelu”, dhe këngët janë publikuar në “Spotify”, ndërkohë që pritet të publikohen edhe klipet në Youtube.
Albumi përbehet nga 7 këngë, të cilat kryesisht janë balada dhe mbajnë titujt: “Kur jemi dasht” “Vendi im”, “Jeta ime”, “A po vjen”, “Mos u ngut” “Drandofilat”, “Kunadhe”.
Në rrjetin social Instagram kanë qenë të shumta urimet që këngëtarja ka marrë nga miq, të afërm dhe fansat e shumtë që Elvana ka.



















