KreuCelebrity

Gjesti i rrallë i këngëtares për njerëzit në nevojë, të cilin nuk e bëri publik!

Adelina Ismaili nuk është vetëm një këngëtare e shumë admiruar nga publiku shqiptar, por edhe një artiste me zemër të madhe. Këtë tregon gjesti i saj i rrallë humanitar, i zbuluar vetëm së fundi, të cilin ka preferuar ta mbajë të fshehtë. Megjithatë, tani është mësuar se me kontributin e saj, 12 familje në nevojë sot kanë një shtëpi. Lajmi qarkulloi fillimisht në rrjetet sociale nga disa media të panjohura, por që njërin prej tyre, Adelina e ka ndarë me ndjekësit e saj në Facebook. Më tej, të afërm të këngëtares duket se e kanë konfirmuar këtë gjë, duke preferuar sërish të ruajnë anonimatin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF