KreuCelebrity

Osman Mula rrëfen si e ka njohur Ledina Celon: “ I shikoja fizikun, këmbën e flokët në bicikletë!

Osman Mula rrëfen si e ka njohur Ledina Celon: “ I shikoja fizikun,

I ftuar tek “Rudina” në Tv Klan, Osman Mula foli për karrierën e tij tëg të gjatë, e cila është shtrirë në disa rrafshe jo vetgëm tek kompozimi, por edhe te regjizura, krijimi I teksteve, pasioni për pikturën e deri tek zbulimi i talenteve të reja. Një prej tyre, është pikërisht Ledina Çelo. Ka qenë pikërisht Osman Mula qe e ka zbuluar Ledinën si këngëtare, duke mundësuar dhe pjesëmarrjen e saj për herë të parë në festivalin e këngës në 1995-sën. “ E kam nxjerrë unë Ledinën”, rrëfeu artisti I njohur, I cili tregoi pa doreza edhe njohjen me të. “Ledina ishte një vajzë që e kishte shtëpinë jo më larg se 50 metra larg meje. E shikoja vazhdimisht me biçikletë, i kishte hije, një fizik shumë i bukur. Zakonisht në biçikletë njeriu sheh fizikun, këmbën, flokët dhe një palë gjyslyke. Kur shkoj takoj Ninën dhe e shoh me të. Ajo ishte nxënësja e Ninës në Lice, Ninën e kam timen, nusen e xhaxhait, i them si është si këngëtare, më tha shumë e mirë, studion për soprano dhe është një vajzë shpërthyese, mund të dalë dhe një soprano liriko-dramatike. E dëgjoj në një studio të incizimit tek Institiuti i Arteve ku unë kisha shkuar për të tjera punë dhe kisha radhën për incizim. Kur futem aty shoh atë vajzën duke kënduar, mu kujtua ajo këmba, gjyslyku, dhe floku, e prita i thashë goce sivjet në festival do këndosh këngën time. Dhe në festivalin e Dhjetorit për herë të parë ajo ka kënduar me mua. Është këngë më e duartrokitur në festival”, u shpreh ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF