Dy muaj pas ardhjes në jetë të Ajkës në 2018-tën, Xhensila Myrtezaj nisi intensivisht stërvitjen në palestër, të kombinuar edhe me vrap në zonën e “Liqenit Artificial”. Ajo ishte e vendosur t`i kthente format trupore, dhe nuk u dorëzua as gjatë pandemisë kur shumë palestra u detyruan të mbyllnin dyert për klientët e tyre. Por shumë nga të famshmit e gjetën mundësinë të stërviteshin në shtëpitë e tyre të bollshme. Xhensila ka zgjedhur një stil ndryshe të stërvitjes, duke shfrytëzuar edhe oborrin me pemë. Ato shfaqet në formë mjaft të mirë dhe duket, se përshtatet perfekt me natyrën!



















