KreuCelebrity

E dhimbshme, ndërron jetë ylli i Peaky Blinders!!!

Bota e kinemasë është në zi; aktorja e njohur Helen McCrory, e famshme sidomos për rolet në serialin Peaky Blinders apo filmat e Harry Potter films, ka ndërruar jetë në moshën 52 vjecare pas një beteje të gjatë me kancerin, e cila nuk ishte mediatizuar, duke bërë që ky lajm të befasojë shumë prej fansave të saj. I shoqi, aktori Damian Lewis shkroi se ishte I dërrmuar nga vdekja e bashkëshortes së tij të “bukur e të jashtëzakonshme”.

“Jam zemërthyer t’ju njoftoj që pas një beteje heroike me kancerin, gruaja ime e bukur mbylli sytë paqësisht në shtëpi, e rrethuar nga dashuria e familjarëve dhe miqve të saj. Ajo vdiq ashtu siç jetoi. Pa frikë. Shko e vogla jonë drejt ajrit dhe faleminderit,”- ka shkruar ai.

McCrory njihej për karrierën e gjatë dhe vlerësohej si një aktore tejet e talentuar. Drejtori Artistik I Teatrit Kombëtar britanik, Rufus Norris, teksa shprehte dhimbjen për këtë humbje, e përshkroi Helen “ si një prej aktoreve më të mëdha të gjeneratës së vet”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF