KreuCelebrity

Si rrallëherë Eni Vasili do të rrëfehet sot në “Në kurthin e Piter Pan”!

Eni Vasili është ndër të paktët personazhë të njohur që nuk ka folur kurrë më parë për jetën e saj private, apo të veshë një ‘kostum’ tjetër përveç atij të gazetarit politik.

Por duket se mbrëmjen e sotme,  moderatorja e “Open” ka bërë një përjashtim, duke ‘thyer’ rregullat që ajo vetë ka vendosur dhe si asnjëherë më parë do të bëjë një rrëfim ekskluziv para gazetarëve më të sinqertë në botë, në programin “Në kurthin e Piter Pan”.

 

 

A post shared by Ilda Lumani (@ildalumani)

Të ftuarën speciale të puntatës së sotme e ka zbuluar autorja e programit Ilda Lumani ku përmes një foto të shkrepur me Eni Vasilin na bëri mjaftueshëm kuriozë për të mësuar më shumë rreth gazetares së njohur.

Eni, e cila është në pritje të ëmbël do t’u përgjigjet një më një kureshtjes së gazetarëve të vegjël, të cilët do ta kthejnë moderatoren e njohur në pozitën e të ftuarës, gjë që për Enin është fare e rrallë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF