KreuCelebrity

Ori Nebiaj heq dorë nga televizioni!

Moderatorja Ori Nebiaj ka marrë vendimin për të hequr dorë përgjithmonë nga televizioni. Arsyeja siç mund të mendohet është angazhimi i saj në politikë, teksa këto zgjedhje ajo kandidon si deputete për Partinë Demokratike.

Përmes një interviste Nebiaj ka treguar se me të mbaruar edhe këtë sezon televiziv, ajo do të shkëputet nga ekrani pasi do të vijojë angazhimet politike, edhe nëse nuk zgjidhet si deputete në Zgjedhjet e 25 prillit.

“Do ta lë televizionin, sepse unë do bëhem deputete. Edhe nëse nuk do bëhem deputete, do të largohem, sepse unë do të jem në politikë”, u shpreh Ori e bindur për vendimin e saj në programin “Binjakët” në Vizion Plus.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF