Mbretëria e Bashkuar i dha japë lamturën e fundit princ Filipit, Dukës së Edinburgut. Ceremoria mortore u zhvillua nw Kishën e Shën Xhorxhit në Kështjellën Windsor. Rregullat dhe protokollet për mbajtjen e ceremonise, ishin percaktuar perpara. Jo më shumë 30 vetë numri i pjesëmarrësve, mbajtja e maskave e detyrueshme dhe distanca sociale sipas rregullave të përcaktuara anticovid. Mbretëresha Elizabetë kishte vendosur që askush nga pjesëtarët e familjes mbretërore të mos vishej me divizë. Të gjithë ishin me kostume të errëta në shenjë respekti për princin e ndjerë.
Megjithese kemi parë se sipas protokollit të mëparshëm të gjithë anëtarët e familjes mbretërore në ceremonitë e kësaj natyre të demostrojnë gradat dhe titujt e tyre, kësaj radhe mbretëresha ka preferuar që të jenë të gjithë të veshur me kostume të errëta. Sipas zërave nga Buckingham Palace, zgjedhja e saj ka dashur të mbrojë princ Andrean, i përfshirë në skandalet seksuale dhe nipin Harry, të cilit iu hoqën të gjitha gradat dhe titujt e mëparshëm.



















