Ka pasur një kthesë të fortë tek emisioni i Arbana Osmani, “Dua të të bëj të lumtur”. Të ftuarit e radhës ishin dy të rinj të dashuruar, lidhjen e të cilëve familja e vajzës nuk e pranon. Stiljano dhe Ersonelda jetojnë në të njëjtin fshat, e janë dhe fqinj. Dashuria e tyre nisi para pak më shumë se një viti, por familja e saj e kundërshton me forcë këtë lidhje me argumentin se ata kanë lidhje farefisnore, edhe pse në fakt, ajo ekziston diku nga brezi i 6-të apo I 7-të.
Stiljano i propozoi për fejesë me unazë në dorë, por ndërkohë, të afërmit e vajzës ulërijnë nga prapa skenës dhe kërkojnë të hyjnë me dhunë në studio. Gjendja rëndohet dhe thirret policia, ndërsa në fund, Ersonelda thotë “Po”, duke e bërë kështu zgjedhjen e saj!



















