KreuCelebrity

Artisti shqiptar, pas vajzës tani në pritje të një djali!

Janë të shumtë artistët shqiptarë që na bëjnë krenarë me punën dhe talentin e tyre nëpër vende të ndryshme të botës. Ndaj ne ndjekim me shumë me kuriozitet jo vetëm punën e tyre, por edhe jetën e tyre personale.

Një prej tyre është edhe Kledi Kadiu, i cili na e ka zbukuruar ditën me një foto që më tepër i ngjan një kartoline. Ai së bashku me vajzën dhe me partneren sapo na dhanë një lajm të bukur. Ata duken shumë të lumtur, pasi së shpejti familja e tyre do të bëhet me një pjesëtar të ri.

Kledi Kadiu do të bëhet baba për herë të dytë, dhe nga fotoja duket se këtë radhë do të jetë djalë. Bukuroshja e vogël shihet që ka lyer dorën me bojë blu dhe mbi barkun e nënës ka vendosur shenjat e gishtave, çka na lë të kuptojmë se ajo është në muajin e pestë të shtatzënisë.

“Lea zbuloi një sekret, kush e kuptoi”, ka shkruar balerini përkrah fotos.

 

 

A post shared by Kledi Kadiu (@kledi)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF