Duket sikur të gjithë artistët këtë periudhë “pushimi” për shkak të pandemisë e kanë shfrytëzuar për të krijuar projekte të reja. Dhe kjo gjë na gëzon pamasë, pasi të gjithë kemi nevojë për të dëgjuar muzikë të mirë.
Këtë herë është këngëtarja Arilena Ara që na dha sinjalet e para që së shpejti mund të kemi një projekt të ri prej saj. Ajo ka publikuar në Instagram dy foto nga një studio muzikore, dhe të gjithë morëm të njëjtën mesazh edhe pse këngëtarja nuk ka dhënë detaje. Komente të shumta vërshuan poshtë postimit nga miq dhe fansa, që mesa duket mezi e kishin pritur këtë moment.
Arilena është një ndër ato këngëtare që di gjithmonë se çfarë fansat duan të dëgjojnë. Projektin e fundit artisja e kishte me këngëtarin Alban Skënderaj me titullin “A i sheh”, këngë që u pëlqye shumë nga publiku dhe numëron mijëra klikime në Youtube.