Ndarja nga jeta e Princit Philip patjetër që do ta hidhëronte pafund Mbretëreshën Elizabeth, pas 73 vjetësh së bashku.
Në lamtumirën e fundit, mbi arkivolin e Princit Philip qëndronte një buqetë me lule të bardha, me trëndafila dhe zambakë. Lulet shoqëroheshin edhe nga një mesazh që Mbretëresha kishte shkruar me shkrim dore për bashkëshortin e saj të ndjerë, “Të dua, Lilibet”.
“Lilibet”, një emër i cili që i është dhënë Elizabeth kur ishte e vogël dhe njerëzit e ngushtë të familjes e thërrisnin kështu më pas. Mbretëresha nënshkroi ‘Lilibet’ edhe në lulet në funeralin e nënës së saj në vitin 2002.
Gjatë shërbimit monarkja fshiu lotët dhe u detyrua të vajtojë e vetme larg familjes së saj në Kapelën e Shën Gjergjit.