Vin Veli është një nga DJ më të famshëm në Shqipëri dhe një ndër më të mirët, por përveç kësaj ajo që ka tërhequr gjithmonë është edhe jeta e tij private.
I ftuar në programin “Dola te Ola” në News24 ai konfirmoi se prej dy vitesh është në një marrëdhënie të re, të cilën nuk preferon ta bëjë publike pasi partnerja e tij nuk dëshiron të jetë pjesë e medias. Ai zbuloi se ajo është pjesë e juridikut, dhe se për momentin nuk jetojnë bashkë. Kujtojmë se Vin Veli ka qenë në një lidhje me moderatoren Bora Zemani, me të cilën ka edhe një djalë.
Gjithashtu, DJ gjatë programit mori edhe një mesazh të bukur nga djalë i tij Arbori, i cili kishte edhe një kërkesë për babanë e tij që ta merrte një herë në një parti natën. Sigurisht që DJ ia premtoi live këtë gjë.