KreuCelebrity

Ledri dhe Sara publikojnë foto nga Dubai me Poem Blu!

Katër muaj më parë, Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bënë prindër për herë të parë. Jetën e tyre e ndryshoi Poem Blu, dhe si njëri ashtu edhe tjetri nuk kanë lënë rast pa e treguar lumturinë e tyre. Së fundi, dyshja eshte me pushime në Dubai dhe vajzën e kanë marrë me vete. Ata kanë postuar disa foto, në të cilat shihet qartë se po shijojnë pa masë cdo moment të kaluar në atë vend të bukur me njëri-tjetrin!