KreuCelebrity

Generda zbulon nëse është takuar me Saimirin apo jo!

Pas përfundimit të programit “Love Story” në TV Klan një nga personazhet që vazhdon të ndiqet me vëmendje nga publiku është Generda, kjo për faktin jo vetëm se ishte në dyshen finaliste, por gjatë gjithë programit qarkulluan lajme se ajo ishte në një lidhje me protagonistin.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit së fundmi, Generdës sërish i është dashur të japë një përgjigje për marrëdhënien e saj me Saimirin. Një nga fansat e saj e pyet nëse është takuar ndonjëherë pas “Love Story” me Saimirin dhe përgjigja e saj është, “JO”.

Kujtojmë se një mbrëmje, Saimiri dhe Generda hodhën story nga një makinë e ngjashme, ndoshta rastësi, por ndjekësit filluan të aludonin se ata ishin në shoqërinë e njëri-tjetrit. Generda në një intervistë ekskluzive për “Bordo” i mohoi këto lajme dhe shprehu zhgënjimin e madh që ajo përjetoi nga Saimiri.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF