3 vjet nga ndarja me Jennifer Aniston, ish-i i saj, Justin Theroux rrëfeu se ai dhe partnerja kanë mbetur miq të mirë dhe se nuk do të donte asnjëherë të mos ishte më pjesë e jetës së saj.
“Mes nesh ka ende dashuri. Nuk flasim përditë, por nuk rrimë pa e marrë njëri-tjetrin në telefon apo të dërgojmë mesazhe”, është shprehur ai. dyshja lidhi kurorë në 2015-tën, por shkurtin e vitit 2018, martesa e tyre, mori fund. “ Nuk e deshëm një ndarje dramatike, ende e duam njëri tjetrin. Do të ishte humbje e madhe nëse nuk do të ruaja kontaktet me të. Të paktën, unë kështu e mendoj. Më pëlqen të mendoj se kjo vlen edhe për të”, është shprehur Justin. Në të shkuarën, ka pasur fjalë se Justin dhe Jennifer donin të jetonin në vende të ndryshme, ajo në Los Angeles, ndërsa ai në New York, por Jennifer thotë se kjo nuk ishte e vërtetë dhe se njerëzve, u pëlqen shumë të trillojnë gjëra.