KreuCelebrity

Letra prekëse e bashkëshortit të Helen McCrory dhe porosia që ajo i la!

 

Ishin një cift tejet solid, ndaj kur Helen McCrory u nda nga jeta javën e kaluar pas një beteje të gjatë me kancerin në moshën  vetëm 523 vjecare, ai u shfaq i dërrmuar. Kishin lidhur kurorë që prej 2007-ës, kishin dy fëmijë vajzën Manon 14 vjeç dhe djalin Gulliver, 13, dhe ishin gati të pandashëm. Një marrëdhënie që ia kishte zili shumëkush.

Damian e përshkroi me një letër prekëse anën e panjohur të bashkëshortes dhe forcën e saj. “Nuk kam njohur deri tani asnjë njeri që e shijon jetën aq shumë sa ajo. Aftësia e saj për të jetuar të tashmen, ishte frymëzuese. Nuk përpiqej të gjente gjilpërën në kashtë. Nuk kishte asnjë interes mbi vetë-reflektimin. Shikonte atë që dukej dhe nuk hynte në të thella. Ndaj ishte e zonja ta reflektonte shkëqimin e saj mbi të tjerët. Ajo ishte gazmore, po aq sa zemërake dhe shpëfillëse. Teksa po fikej më tha: Vazhdo jetën tënde. Gjej të dashura, por përpiqu të paktën të mos fillosh të kërkosh që në funeralin tim. Fëmijëve u tha: Mos u mërzisni. Edhe pse jam duke ikur, të paktën jetova jetën që doja. Më ka marrë malli që tani për të. Ajo ka shkëlqyer më shumë nga ç`mund ta imagjinoni në muajt e fundit. Ka shkëlqyer edhe më shumë se ç`mund të shkëlqejë ylli më i shndritshëm. Nuk tregoi asnjë lloj frike, aspak hidhërim, asnjë keqardhje ndaj vetvetes, vetëm u sigurua të na armatoste me guximin për të vazhduar përpara dhe këmbënguli që askush të mos jetë i trishtuar, sepse ajo është e lumtur. Ajo ka qenë një meteor në jetën tone”, ka shkruar ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF