Kledi Kadiu do të bëhet baba ër herë të dytë, dhe lajmin e bukur, ai dhe e shoqja e përcollën vete në mediat sociale përmes një fotoje ku shihen të përqafuar ndërsa ajo mban në dorë fotot e ekos. Familja është padyshim në qiellin e shtatë. Por cfarë gjinie ka bebi nr.2? Këtë e tregoi vajza e balerinit të famshëm shqiptar, e cila ka lyer duart në ngjyrë blu dhe njërën pëllëmbë e vendosi mbi barkun e të ëmës, duke treguar kështu se pret të bëhet me vëlla. “Lea zbuloi një sekret, kush e kuptoi?”- ka shkruar Kledi, e tani është e qartë, se ky nuk është më sekret!
