KreuCelebrity

Eni Vasili “zbërthehet” në “Kurthin e Piter Panit” : Si e njoha bashkëshortin, dhe si do ia vëmë emrat vajzave!

Eni Vasili ka preferuar përherë ta mbajë e saj private larg vëmendjes së medias, pjesë e të cilës është dhe vetë. Por tek “Kurti i Piter Panit”, gazetarja e njohur nuk mundi t`i rezistonte kërshërisë aq të sinqertë të vogëlushëve “gazetarë”. Pyetjes nisën që me nepsin e shtatzanisë, ku Eni rrëfeu sesi kishte kërkuar akullore në mes të natës. Më tej, ajo rrëfeu se bashkëshortin, Armandin, e ka njohur në Tiranë.

“Ai ka jetuar për një kohë të gjatë në Londër. U njohëm përmes disa miqve të përbashkët, dhe unë mesa duket I prisha planet”, tha Eni duke iu referuar faktit që partneri la kryeqytetin britanik për të jetuar me të në Tiranë. Ajo nuk beson se kjo do të jetë një zgjedhje e përkohshme, sepse sic tha, nuk heq dot dorë nga puna e saj. Të cilën do ta vazhdojë edhe përgjatë zgjedhjeve, me të njëjtin intensitet. “Vajzave u flas”, rrëfeu  pasi pohoi se kishte ekzistuar vertet një plan për shtatzaninë, por vazhdimisht shtyhej për shkak të angazhimeve në punë. “Një rastësi e planifikuar”, ishte përkufizimi që i bëri pritjes së ëmbël, teksa tregoi se është pak supersticjoze ndaj nuk i ka nisur ende blerjet për vajzat. Eni tha gjithashtu se ia ka premtuar Armandit të veshë fustanin e  bardhë, por kur vajzat të rriten pak dhe të bëhen pjesë e gëzimit të tyre. Në fund, erdhi dhe surpriza: ajo tregoi se e kanë vendosur tashmë si do t`I quajnë vajzat, Sofi dhe Nikol: Sofi, sepse gjyshja e partnerit të saj quhej Sofia dhe Nikol nga Niko, që është emri i babait të saj! Kështu, të gjitha palët janë të kënaqura!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF