KreuCelebrity

Nga modele, ish bashkëshortja e yllit të Baywatch, përfundon e pastrehë duke kërkuar ushqim në plehra!

Jeta e ish bashkesjortes së yllit të Baywatch, Jeremy Jackson, dikur modele e apasionuar pas fitness-it, mori një kthesë të dhimbshme. 37 vjecarja Loni Willison, një bjonde bukuroshe pas së cilës meshkujt “linin mendjen”, ka përfunduar e pastrehë. Pamjet e fundit të saj e tregojnë në rrugë duke kërkuar ushqim në plehra, e me një dhëmb të rënë. Është gati e pamundur të njihet!

Loni dhe Jeremy lidhën kurorë në 2021-tën, por u ndanë dy vjet më vonë pas sherresh të shumta që kulmuan me sulmin e tij në shtëpinë e tyre në West Hollywood, që e la aktoren me dy brinjë të thyera, dëmtime të qafës e plagë në fytyrë. Loni ishte asistente në një qendër kozmetike në Los Angeles por në 2016-tën pësoi një krizë nervore dhe humbi punën, banesën e makinën. Modelja u detyrua të dilte në rrugë. Ajo nisi të përdorte drogën dhe përballet që prej atëherë me varësinë nga narkotikët dhe alkooli, ndërsa vazhdon të ketë probleme të shëndetit mendor.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF