Kujdes nga Whatsapp Pink, po ju erdhi ky mesazh mos e klikoni paralajmërojnë ekspertët. Kësisoj, platforma e njohur e mesazheve gjendet nën një kërcënim të ri, I cili sërish vjen në formën e një “kërkese të pafajshme”. Ai është është “maskuar” si një përditësim zyrtar nga WhatsApp-I, dhe nëse përdoruesi e klikon, mund të humbasë aksesin në llogari. “Kini kujdes nga WhatsApp Pink! Një virus po përhapet në grupet WhatsApp me një lidhje shkarkimi APK. Mos klikoni ndonjë lidhje me emrin e #WhatsappPink. Aksesi në telefonin tuaj do të humbasë”,- paralajmërojnë ekspertët të sigurisë kibernetike.



















