KreuCelebrity

Mbretëresha cilësohet si “markë globale” më e madhe se Beyonce, Kim Kardashian, David dhe Victoria Beckham…

Një studim i bërë së fundmi për të realizuar një dokumentar në 95-vjetorin e Elizabeth pretendon se Mbretëresha është një “markë globale” më e madhe se Beyoncé, Kim Kardashian, David dhe Victoria Beckham dhe Oprah Winfrey.

Familja Mbretërore Britanike thuhet se është marka e pestë më e madhe në botë, pas Facebook, Amazon, Google dhe Apple. Ndërkohë sipas studimit qëndron para Nike, Coca-Cola, Microsoft dhe Disney. Analiza nga “Statista” u bazua në një numër faktorësh, përfshirë numrin e artikujve të lajmeve në internet. Gjithashtu, ai monitoroi 37 individët më të rëndësishëm në nëntë familje të famshme, si dhe dhjetëra emra të markave globale midis janarit 2017 dhe marsit 2021.

Ekspertët e markave dhe të biznesit të intervistuar në program e vlerësojnë vlerën e markës së Familjes Mbretërore në rreth 71 miliardë £ dhe me markën personale të Mbretëreshës me vlerë rreth 35 miliardë £. Hulumtimi zbuloi se marka e Mbretëreshës nuk ka pësuar asnjëherë rënie. Në çdo rast, Mbretëresha ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të mbrojtur markën.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF