KreuCelebrity

Ditëlindja më e vetmuar e mbretëreshës Elizabeth!

Mbretëresha e pikëlluar mbush sot 95 vjeç, vetëm disa ditë pas varrimit të burrit të saj të dashur Princit Philip. Kjo është ditëlindjen e saj e parë pa të në më shumë se shtatë dekada. Monarkja më e vjetër në pushtet do të kalojë ditën në Kalanë Windsor me stafin e saj të vogël për shkak të pandemisë.

Për shkak të kufizimeve anticovid, Mbretëresha u detyrua të rrinte e vetme edhe të shtunën në ceremoninë e varrimit të bashkëshortit të saj. Në këtë ditëlindje me vullnetin e saj nuk do të ketë asnjë ceremoni, publike apo private.

Familja ka rënë dakord për të vizituar Mbretëreshën gjatë ditëve në vijim duke mos e lënë vetëm në këto ditë të vështira. Princesha Anne dhe Sophie, Kontesha e Wessex, raportohet të jenë ndër vizitorët e parë të Mbretëreshës.

Ditën e sotme kryeministri Boris Johnson në Twitter i ka dedikuar një urim special mbretëreshës,

“Unë do të doja t’i dërgoja urimet e mia të ngrohta Madhërisë së saj Mbretëreshës në 95-vjetorin e saj të lindjes. Unë gjithmonë kam pasur admirimin më të lartë për Madhështinë e saj dhe shërbimin e saj ndaj këtij vendi. Jam krenar që shërbej si kryeministër i saj”, shkruan ai.

I would like to send my warm wishes to Her Majesty The Queen on her 95th birthday.

I have always had the highest admiration for Her Majesty and her service to this country and the Commonwealth.

I am proud to serve as her Prime Minister.

— Boris Johnson (@BorisJohnson) April 21, 2021

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF