Gjatë pandemisë shumë vetë kalojnë më shumë kohë se kurrë në mediat sociale, ku fokusi ndaj paraqitjes së jashtme është shumë i madh. Kjo ka çuar në rritjen e kërkesës për kirurgji plastike në Tajvan, thotë DW. Gjigandi mediatik gjerman sjell rastin e Tania Chang, e cila bëri me botox nofullën e acid hialuronik mjekrën. Ajo thotë se e kishte pritur me padurim këtë ditë. Prej tre vjetësh donte t`i bënte një ndryshim fytyrës, por kishte frikë se mos mbetej me enjtje dhe mavijosje ndërsa duhet të shkojë cdo ditë në punë e të takohet me klientë, pasi është në sektorine shitjeve të një kompanie të madhe. “ Por tani janë të gjithë me maskë, dhe nuk kam përse shqetësohem më për këtë gjë”, shprehet vajza, e ashtu si ajo duket se e mendojnë edhe shumë të tjera, pasi këtë periudhë, rezulton që ka pasur një “boom” të ndërhyrjeje estetike, dhe e gjitha falë maskave!
