Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë një nga çiftet më të ndjekur në rrjetet sociale dhe ndër më të pëlqyerit e publikut. Tanimë ata janë prindër të bukuroshes Poem Blu, e cila padyshim ia ka zbukuruar jetën çiftit.
Para disa ditësh, dyshja e dashur së bashku me vajzën e tyre kanë udhëtuar drejt Dubait, nga ku kanë zgjedhur të ndajnë me fansat disa foto dhe video shumë të bukura.
Por do të veçonim një dedikim që Ledri i ka bërë të bijës teksa e mban në krahë ditën e sotme. “Bota është e jona bab”, shkruan ai përkrah fotos.



















