Vetëm pak vite më parë ajo ishte një personazh tejet i njohur dhe i sukesshëm në radhët e yjeve botërorë, por së fundmi prozhektorët e famës dhe të suksesit për modelen dhe aktoren Loni Ëillison duket se janë ulur…
Pas dy vitesh që nuk dihej asgjë për jetën e 37 vjeçares, ajo është fotografuar rrugëve të Los Angelos teska është kthyer në një endacake.
Ish modelja ka shokuar publikun teksa është parë duke kërkuar ushqim në kazanet e plehrave dhe pamja e saj ishte tjetërsuar.
Loni u martua në vitin 2012 me aktorin Jeremy Jackson, por u ndanë në vitin 2014 pas një sërë debatesh. Çdo gjë mori fund kur ish-partneri i saj e sulmoi duke i shkaktuar thyerjen e dy brinjëve, dëmtime në qafë dhe gërvishtje në fytyrë.
Në 2016-ën, Loni humbi punën, banesën, makinën e saj dhe u detyrua të jetonte në rrugë.