KreuCelebrity

Mbushi 95 vjeç; si e kaloi Mbretëresha Elisabeth ditëlindjen më të trishtë të jetës së saj!

Këtë të mërkuë më 21 prill Elisabeth II pat 95 vjetorin e lindjes dhe siç mund të kuptohet kjo ishte ditëlindja më e trishtë që ka kaluar trashëgimtarja e fronit pas vdekjes së bashkëshortit të saj Philipp më 9 prill.

Ndonëse festimet e përvitshme të ditëlindjes së Elisabeth ishin shtyrë për në qershor për shkak të pandemisë, këtë vit të gjitha organizimet anë anulluar pasi 95 vjeçarja nuk është aspak në humor për të kremtuar.

Ajo ka pranë familjarët e saj më të ngushtë në këto ditë të vështira, duke përfshirë fëmijët e saj nipërit e mbesat të cilët kalojnë herë pas here kohë më Elisabeth. Kjo do të jetë hera e parë që pallati mbretëror nuk do të organizojë asnjë festim me rastin e ditëlindjes së Elisabeth.

Princ Philipp u nda nga jeta në moshën 99 vjeçare më 9 prill, ndërsa u përcoll për në banesën e fundit më 17 prill përmes një ceremonie të thjeshtë të përbërë vetëm nga 30 anëtare të ngushtë të familjes mbretërore.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF