Pranvera ka ardhur me një mot paksa të vrenjtur shoqëruar herë pas here me shi dhe nuk po na lejon të shijojmë ditët me diell, por vajzat më të famshme shqiptare moti nuk i ka penguar të veshin rroba të bukura pranverore dhe plot me ngjyra.
Ndaj, për të mësuar tendencat më të reja tanimë mjafton vetëm të shohim dhe të ndjekim personazhet publikë, dhe mund të informohemi më së miri se çfarë na duhet për gardërobën tonë dhe cilat janë ngjyrat më në modë..
E teksa i hedhim një sy arrijmë në përfundimin se këtë pranverë veshjet tonë duhet të kenë nuancat e ngjyrave pastel. Duke zgjedhur ngjyrat e lehta pranverore do të dukeni më bukur se kurrë..