Këngëtarja me famë botërore Rihanna ka blerë një shtëpi të re në stilin Tudor në “Beverly Hills”, e cila ka kushtuar 10 milionë dollarë. Shtëpia është ngjitur me rezidencën prej 13.8 milionë dollarësh që ajo bleu vetëm tre muaj më para.
Rihanna me dy pronat e blera së fundmi do të thotë që tani zotëron 4047 metra katrorë tokë në këtë zonë.
Themeluesja e ‘Fenty Beauty and Skin’ do të ketë mjaft fqinjë të famshëm duke përfshirë Paul McCartney, Mariah Carey dhe Madonna.
Shtëpia ka një hapësirë jetese prej 1022 metrash katrorë, plus dy pishina dhe parkim për 10 automjete.