Aktorja dhe prezantuesja e dashur për publikun, Jonida Vokshi, së fundmi ka qenë e ftuar në programin “Pardon My French” ku ka dhënë një intervistë për jetën e saj personale dhe profesionale.
Jonida Vokshi konfirmoi lajmin se ajo do të jetë protagoniste në serialin që Ermal Mamaqi do të realizojë së shpejti. Projekt të cilin Mamaqi e ka zbuluar për ndjekësit e tij në Instagram vetëm pak ditë më parë.
Dyshimet që Jonida Vokshi do të ishte pjesë e serialit nisën ditën e ditëlindjes së saj, ku Ermali i komentoi “Ylli i serialit”. Ndër të tjera, Jonida tha se për momentin bëhen vetëm provat dhe nuk kanë nisur ende xhirimet. Aktorja u shpreh se ishte tepër e lumtur që do të ishte pjesë e këtij projekti.