KreuCelebrity

Meghan flet me mbretëreshën, cfarë u tha në telefonatë!  

Meghan Markle, që nuk e shoqëroi Harry-n në Londër, duket se është përpjekur ta justifikojë mungesën e saj me një telefonatë të bërë mbretëreshës Elisabetë e II-të, e në telefon ka nxjerrë dhe djalin e vet të vogël, Archie-n.

E gjithë bota kërkoi të dinte arsyet përse Dukesha nuk udhëtoi drejt Londrës. Ajo thotë se mjekët nuk ia këshilluan një udhëtim kaq të gjatë, nga Kalifornia në Londër,  në kohën e shtatzanisë. Megjithatë, me herët ishte përfolur se Meghani në fakt nuk donte të përballej me anëtarët e familjes mbretërore pas intervistës polemizuese që dha për Oprah-n, ku foli dhe për racizëm. Revista People thotë se Meghan e telefonoi monarken përpara funeralit të princit Filip për t`i përcjellë ngushëllimet e saj, e duket për ta zbutur paksa situaten, ka vënë dhe djalin që të flasë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF