Bukuroshja Fjoralba Ponari prej kohësh është një figurë shumë e dashur e ekranit. Së fundmi, ajo është bërë pjesë e “Portokallisë” dhe duket se publiku e ka pëlqyer shumë edhe në këtë format moderatoren.
Fjoralba është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale dhe shpesh zgjedh të bashkëbisedojë me ndjekësit e saj në Instagram. Një nga ndjekësit e pyet atë për një “çoroditje” që ai kishte vënë re në fillimet e saj si moderatore. Fjoralba e konfirmoi këtë gjë dhe zbuloi se në fillimet e saj i është dashur të veshë veshje të cilat ajo nuk i ka preferuar, ndërkohë shtoi se tanimë e ka gjetur ekuilibrin.
“Është e vërtetë! Kur nisa punën si moderatore, më është thënë vazhdimisht që duhej t’i përshtatesha në veshje një formati të caktuar, që unë s’e gjeja veten fare, ndryshe nga ai që unë preferoja! Dhe kam bërë zgjedhje skandaloze në look në të kaluarën. Por nejse, të shkuara të harruara. E mira është që me kalimin e viteve, rigjeta veten në stil dhe në tv kam gjetur të mesmen e artë mes asaj që pëlqej dhe asaj që funksionon në tv”, ka shkruar ajo.