Ndërkohë që miliona prej nesh rreth një viti më parë ishim mbyllur në shtëpi, çifti Nicole Scherzinger dhe partneri i saj Thom Evans kanë shijuar pushimet në disa në disa prej vendeve më të bukura në botë.
Që kur pandemia goditi Britaninë e Madhe marsin e kaluar e deri tani çifti ka udhëtuar në Portugali, St Lucia, Malibu, Turks & Caicos dhe Hawaii.
Ata kanë dokumentuar në rrjetet sociale të gjitha vendet që kanë vizituar, duke na dhuruar shumë foto të bukura në krah të njëri-tjetrit.
Ditëlindja e 42-të Nicole e gjeti në Portugalinë e mrekullueshme, ndërkohë Thom ditën e lindjes e kishte në fillim të këtij muaji dhe e festuan në Hawaii. Përkrah fotos shumë të bukur Nikol i dedikoi disa fjalë zemre.
“Sapo kapa fundin e këtij ylberi të bukur, i cili doli që të festojë datëlindjen me ty zemër. Gëzuar ditëlindjen! Të dua”, shkruan ajo.