Blogereja e suksesshme, Armina Mevlani, numëron rreth 1.9 milionë ndjekës në Instagram dhe së fundmi ka realizuar një bashkëbisedim me fansat e saj.
Kujtojmë që Armina Mevlani prej disa vitesh është në një marrëdhënie më Shkëlzen Berishën, dhe gjithmonë çifti ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Një nga ndjekësit e pyet Arminën se sa kohë kalojnë ata së bashku, pasi i ka parë pak të distancuar. Ajo thotë se shumicën e kohës e kalon me Shkëlzenin, vetëm se preferon të mos i ndajë gjërat private.
Ndër të tjera ajo zbuloi tiparet që ajo pëlqen më shumë te partneri i saj. “Më pëlqen fakti që asnjëherë nuk mërzitemi së bashku. Kemi gjithmonë biseda për të bërë, ai do familjen, kafshët, natyrën dhe më pëlqen që është aq i zgjuar, i kulturuar dhe i dashur”, shkruan ajo.